Amnesty International ka ngritur akuza për dyshimet se femrat që kanë pasur lidhje me ISIS janë dhunuar në disa kampe refugjatësh në Irak. Madje disa prej tyre dhe janë përdhunuar në këmbim të ndihmës humanitare.
Femrat e dyshuara për lidhje me Shtetin Islamik kanë rënë pre e dhunës seksuale në brendësi të kampeve të refugjatëve në Irak: denoncimi shokues vjen nga Amensy International dhe bazohet në 92 intervista me femra irakene, të vendosura në 8 kampe për të pastrehët në provinacet Ninive dhe Salahuddin, në veri të Bagdadit. Por tmerri nuk përfundon këtu: sipas organizatës ndërkombëtare, femrat dhe fëmijët që kanë lidhje me ISIS janë privuar edhe nga ndihmat humanitare dhe u është ndaluar kthimi në shtëpitë e tyre.
Raporti përshkruan situatën e mijëra familjeve të lëna në mëshirë të fatit pasi burrat e tyre, luftëtarë të ISIS, janë vrarë, arrestuar apo qëlluar gjatë arratisjes nga Mosuli. “Femrat janë detyruar të kenë mardhënie intime në këmbim të parave, ndihmave humanitare apo për mbrojtje nga burra të tjerë”, lexohet në një raport të Amnesty International.
Katër femra kanë bërë me dije se kanë dëshmuar një përdhënim dhe se kanë dëgjuar britma femrash që dhunoheshin nga burra të armatosur, anëtar të administratës së kampit të refugjatëve apo nga banorë të tjerë. “Femra dhe fëmijë me lidhje të dyshuara me anëtarë të ISIS janë ndëshkuar për krime që nuk kanë bërë”, është një tjetër akuzë që ngre organizata ndërkombëtare./abcnews.al