Avokati Idajet Beqiri, në “Breaking News” në ABC News, ka komentuar paketën e re ligjore të prezantuar nga qeveria, duke e cilësuar atë si një hap në përputhje me standardet europiane dhe të nevojshëm për mbrojtjen e rendit kushtetues në Shqipëri.
Sipas Beqirit, miratimi i kësaj pakete është i rëndësishëm në një kohë kur vendi po vijon procesin e integrimit europian. Ai argumentoi se masat ligjore synojnë të frenojnë veprimtarinë e krimit të organizuar, aktet e vandalizmit dhe abuzimin me liritë dhe të drejtat e njeriut.
Gjatë intervistës, avokati theksoi se paketa mund të ketë një rol parandalues, duke ndikuar në rritjen e përgjegjshmërisë qytetare dhe në respektimin e institucioneve shtetërore.
“Një Shqipëri që po mbyll kapitujt në BE nuk mund të shkonte edhe pa miratuar këtë paketë që është europiane. Është Kushtetuese, dhe mbi të gjitha do luajë rol shumë planesh për të ndalur bjerrjen që i bëhet rendit kushtetues në Shqipëri nga krimi i organizuar dhe vandalët e ndryshëm, nga krimi i rrugët dhe ata që abuzojnë me liritë dhe të drejtat e njeriut. Kjo do të luajë një rol parandalues dhe do goditet efektivisht ky lloj krijimi dhe do sjellë një kulturë juridike dhe qytetare dhe do t’i bëjë njerëzit më të përgjegjshëm që në çdo situatë të zgjedhë rrugën e qytetarëve, respektimit të institucioneve sepse janë ato që na mbajnë dhe na garantojnë lirinë dhe të drejtat. Një paketë shumë efektive. Ligji duhet të jetë ai i parë që të frenojë fenomene negative që mund të vijë nga teknologjia. Jam i bindur që do ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve shqiptare”, tha ai.
/abcnews.al/


