Administrata Trump ka anuluar përpjekjet për të kthyer në vendet e tyre studentët e huaj që vitin e ardhshëm shkollor mund të jenë të detyruar të ndjekin studimet online si rezultat i pandemisë.
Të martën administrata anulloi vendimin e një jave më parë.
Gjykatësja federale në Masaçusets, Allison Burroughs tha se ishte arritur një marrëveshje mes autoriteteve amerikane dhe Universitetit Harvard e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, MIT, të cilët kishin ngritur padi kundër administratës Trump lidhur me politikën për dëbimet e studentëve të huaj. Sipas gjykatëses, marrëveshja anulon rregulloren e re.
Universitetet ngritën padi me argumentin se rregulloret e reja ishin të paligjshme pasi ndikonin negativisht në institucionet arsimore. Më shumë se 1 milion studentë të huaj ndjekin studimet në SHBA dhe shumë institucione të arsimit të lartë mbështeten financiarisht në të ardhurat nga këta studentë, të cilët në shumë raste paguajnë koston e plotë.
Autoritetet federale deklaruan ishte i nevojshëm largimi i studentëve nga SHBA, për sa kohë mësimi do të zhvillohej online./abcnews.al

