Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasuesi i Sormanit te Partizani, Ilir Daja ka rival një trajner kampion

schedule08:59 - 14 Korrik, 2020

schedule 08:59 - 14 Korrik, 2020

Partizani shkarkon trajnerin Adolfo Sormani, pas refuzimit për të drejtuar skuadrën në derbi. Drejtuesit po mendojnë për njeriun e ri të stolit, dhe kandidatë janë Ilir Daja e Mirel Josa.

Nuk po mendojnë vetëm për një alternativë. Partizani, me siguri të plotë, do të ketë trajner të ri sezonin e ardhshëm, por drejtuesit e klubit nuk kanë si kandidat vetëm Ilir Dajën. Përveç teknikut të Skënderbeut, presidenti Demi dhe drejtori sportiv, Olsi Rama, po mendojnë edhe për Mirel Josën.

Ish-trajneri i Skënderbeut e dy herë në stolin e Tiranës, jepet si mundësi për të drejtuar skuadrën e kuqe, ndërsa ende nuk dihet sesi janë përqindjet në konkurrencën me Dajën. Me gjasë, ky i fundit mund të jetë zgjedhja e parë e kampionëve në fuqi të Shqipërisë, ndonëse besohet se tekniku i Skënderbeut ka vendosur kushtet e tij dhe se nuk dëshiron të ketë ndërhyrje teknike në punën e tij.

Mirel Josa është gjithashtu një nga trajnerët e suksesshëm të futbollit shqiptar të klubeve, pasi ka dalë 3 herë kampion radhazi me Skënderbeun, në vitet 2013-2016, si dhe ishte i pari që udhëhoqi korçarët në fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Ai vazhdoi punën e nisur nga Shkëlqim Muça, Shpëtim Duro dhe trajneri çek, Stanislav Levi. I dyti trajner që ia doli ishte pikërisht Ilir Daja në sezonin 2017-2018, duke kaluar katër ture në Europa League e duke fituar 5 pikë në grupe, përballë Dinamo Kievi, Young Boys të Zvicrës e Partizanit të Beogradit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!