Pandemia e koronavirusit ka potencialin që të bëhet keq e më keq, nëse vendet e prekura nuk marrin masat bazike të kujdesit. Kështu është shprehur të hënën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Më lejoni të jem i hapur, shumë vende janë drejtuar në drejtim të gabuar, virusi mbetet armiku publik numër një”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Nëse rregullat bazike nuk ndiqen, e vetmja gjë që do të ndodhë me këtë pandemi, është do të të bëhet keq e më keq. Por nuk ka pse të shkojë kështu,” shtoi ai më tej.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili janë shtetet më të prekura deri më tani nga Covid-19.
“Nuk do të ketë kthim në normalen e vjetër për të ardhmen e parashikueshme … Ka shumë për t’u shqetësuar,” shtoi Tedros, në disa nga komentet e tij më të forta të javëve të fundit.
Kujtojmë këtu se OBSH raportoi një rritje rekord të rasteve ditore-globale me Covid-19, 228,102 raste ku konfirmuan brenda 24 orësh. /abcnews.al/