Koronavirusi duket se nuk do të kursejë asnjë institucion shtetëror publik në vend.
Burime për Abcnews.al kanë njoftuar se janë konfirmuar pozitive për Covid-19, 3 punonjëse të Bibliotekës Kombëtare.
Mësohet se rasti i parë i infektuar ka qenë një punonjëse e Bibliotekës së Vjetër e cila ndodhet pranë “Lulishte 1 Maji” në Tiranë.
Sakaq punonjësja me koronavirus ka infektuar edhe 2 koleget e saj.
Gjithashtu është mësuar se sot do të bëhet edhe dezinfektimi i gjithë institucionit.
Nuk dihet ende nëse këto tre infektime, do të sjellin mbylljen e Bibliotekës Kombëtare./abcnews.al