Skuadra e Norwich, që u ngjit vetëm këtë sezon në Premier League, nuk ia doli të mbijetojë në elitën e futbollit anglez dhe me tre javë nga përfundimi i sezonit, ra zyrtarisht nga kategoria. “Kanarinat” do të luajnë në Championship sezonin e ardhshëm dhe projekti i Farke, nuk funksionoi në Premier.
Trajneri gjerman i qëndroi besnik filozofisë së tij me futboll sulmues, duke kaluar në vend të dytë mbrojtjen. Kjo strategji, rezultoi e gabuar dhe Norwich, i tha “mirupafshim” elitës së futbollit anglez.
Drejtori sportiv i “Kanarinave”, Stuart Webber, bëri një deklaratë epike për rrëzimin e klubit të tij nga elita, duke thënë: “U duk sikur erdhëm në luftë pa asnjë armë, dhe gjejeni çfarë ndodhi? U qëlluam!”. Deklaratë që mori vëmendje të madhe…/abcnews.al
Norwich’s sporting director reacts to their relegation ?? pic.twitter.com/OYlx26MCSX
— Goal (@goal) July 13, 2020