Kryetarja e Komisionit për Shëndetësinë në Kosovë, pozitive për Covid-19

schedule15:05 - 13 Korrik, 2020

schedule 15:05 - 13 Korrik, 2020

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kosovë ka rezultuar pozitive për Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë Albena Reshitaj me anë të një postimi ne Facebook.

Në postimin e saj, deputetja e AAK-së shkruan se nga fundjava kanë nisur që t’i shfaqen simptomat e Covid-19 dhe për këtë arsye i është nënshtruar testit. Po ashtu, Reshitaj shprehet se deri në testin e radhës do të qëndrojë e izoluar në shtëpi.

Kujtojmë këtu se më herët, se ishte infektuar me koronavirus konfirmoi edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

Postimi:

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë. /abcnews.al/