Rekord rastesh me koronavirus, Sanatoriumi bëhet gati për “Covid 2”

schedule11:21 - 13 Korrik, 2020

schedule 11:21 - 13 Korrik, 2020

Me rritjen e rasteve të reja të personave të prekur me koronavirus Spitali “Shefqet Ndroqi” do të rikthehet në spital COVID.

Gazetarja Ajgena Korbi tha për “ABC News” se përgatitjet kanë kohë që kanë nisur.

Pritet që Ministria e Shëndetësisë pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” t’i transferojë në QSUT, por ende nuk është dhënë një vendim përfundimtar se si do të trajtohet situata.

Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik situata e përhapjes së infeksionit është seriozë ndërsa situata në spitale paraqitet e rëndë.

Ndërkohë ditën e sotme është vënë re edhe një rritje e numrit të testimeve.