Në orën 17:30 në Premier League, startoi derbi i Londrës Veriore mes Tottenhamit dhe Arsenalit, në fushën e “Gjelave” të Mourinhos. Ishin miqtë e Mikel Artetës ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Lacazette.
Sulmuesi francez, akull i ftohtë, lëshoi një predhë nga një distancë e largët, duke shtangur portierin Hugo Lloris. Ky gol, ishte i nënti për bomberin e “Topçinjve” në Premier League. Një supergol!
Ndërsa tre minuta më vonë, Kolasinac bën një gafë fatale dhe Tottenham ndëshkon. Është Son ai që përfiton nga pasimi i gabuar mbrapa i Kolasinac dhe në minutën e 19-të, ndëshkon me një parabolë portierin Martinez. Ndodh gjithçka në 20 minutat e para në këtë derbi londinez!/abcnews.al
Premier League, java 35
Tottenham – Arsenal 1-1
Son 19’ / Lacazette 16’