Në 24 orët e fundit 65 pacientë fitojnë betejën me COVID-19

schedule11:58 - 12 Korrik, 2020

schedule 11:58 - 12 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pasi rreziku nga koronavirusi nuk ka kaluar.

Lexo edhe: 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 83 persona, ndërsa situata në Spitalin Infektiv paraqitet e rëndë, pasi ka shtim të pacientëve në moshë të re.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, janë konfirmuar 83 raste pozitive, nga të cilat 38 janë në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë dhe Himarë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!