Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë të dhënë për Abc News ka folur në lidhje me aktakuzë e ngritur nga presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK Kadri Veselin.
Ahmeti në fjalën e tij ka theksuar se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet që të njolloset historia e UÇK.
Ai ka theksuar se UÇK ka qenë një ushtri që ka respektuar konventat për të drejtat e njeriut, nuk ka vrarë civile.
“Ne jemi njerëz që kemi parë tragjedi të mëdha kemi parë se si janë vrarë dhe grirë njerëit nga forcat serbe, kemi parë të dhunohen gra e fëmijë. Të akuzosh dhe ti vësh në bankë të akuzës aato që organizuar vetëmbrojtjen një lëvisje për të paktën për të zvogëluar atë numër të të masakruarve është shumë e dhimbshme. Një gjë e tillë na vendos në një situatë të palakueshme. Forcat serbe kanë bërë gjenocid, mirpo unë mendoj se të gjithë bashkëluftëtarët dhe bashkëvepriptarët e mi do të gjejnë forcë të përballen me të vërtetë, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të njolloset historia e UÇK-së. UÇK ka qenë një ushtri që ka respektuar konventat për të drejtat e njeriut, nuk ka vrarë civile”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu ai ka theksuar se Kosova është një situatë delikate dhe “divorci”, me Serbinë është më i vështiri që ajo po përballet.
LEXO EDHE: Ali Ahmeti: Ka ardhur koha për kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
“Kosova është në situatë delikate dhe në këtë situatë i duhet unitet,konsensus mbi forcat politike pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një ngjarje politike të parëndësishme, por ka të bëjë me fatet e Kosovës dhe aktin përfundimtar të shtetit të saj. Kosova ka bërë demarkimin me Malin e Zi me Maqedoninë, dhe duhet të bëjë dhe atë Serbinë nuk është një divorc i lehtë. Nuk mendoj se demarkimi mund të jetë lëvizje kufijsh apo diçka e tillë nuk është e lehtë por ky moment duhet dhe të ndodhë. Njohja reciproke është më e rëndësishme”, është shprehur ndër të tjera Ahmeti. /abcnews.al