Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj protestuesve, pavarësisht refuzimeve të mëparshme.
Përpara Kryeministrisë, mbi sofrën prej guri, janë vendosur disa letra me mbishkrimin “Dialog”, përmes të cilave kryeministri vijon të përcjellë thirrjen e tij për bisedime.
Kjo është një tjetër thirrje e kryeministrit Rama, i cili është shprehur i hapur për dialog që në nisje të protestave, duke theksuar vazhdimisht gatishmërinë për t’u ulur në tryezë me këdo që beson te bisedimet, në çdo vend dhe në çdo kohë, edhe kur palët kanë pikëpamje të kundërta./abcnews.al


