Flamurtari nuk hap rrugë ndaj asnjë ekipi, edhe pse është i rënë në Kategorinë e Parë. Një javë më parë në Laç tregoi dhëmbët, ndërkohë që me Bylisin e kishte bërë edhe herë tjetër. Historia u përsërit, në një ndeshje mjaft të luftuar, që u vendos në minutat shtesë, kur miqtë realizuan golin që i çoi shifrat në 2-3.
Loja në fillim nuk pati shumë raste, por goli erdhi pas gjysmë ore loje. Sulmuesi Flosard Malçi shënoi në portën e Moçkës, por avantazhi nuk zgjati shumë. Sikurse në Laçi, ishte Ardit Hopxhaj ai që shënoi dhe vendosi baraspeshën.
1-1, rezultat që mbeti në fuqi në pjesën e parë. Në të dytën Bylisi u hodh në sulm për të rikthyer epërsinë dhe ia doli. Peçi fitoi një penallti, që vendasit e protestuan. Gjithsesi arbitri Ziri ishte i vendosur dhe Hidi nuk gaboi.
Pavarësisht kësaj, Flamurtari nuk u dorëzua dhe në një nga sulmet në zonën e Bylisit,fitoi një penallti, që u kthye në gol nga Ribaj. Minutat në vazhdim patën goxha tension dhe miqtë pretenduan edhe për një penallti në minutat shtesë, kur edhe Flamurtari mbeti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit të të riut Balilaj. Ballshiotët u munduan shumë që të shënonin golin e fitores me anë të Malçit, që i dha fitoren skuadrës së tij. /abcnews.al
32’ GOLI I FLOSARD MALÇIT
36’ GOLI I ARDIT HOXHAJT
https://streamable.com/44g0uh
63’ GOLI I ISLI HIDIT
https://streamable.com/68nnwg
76’ GOLI I ANDI RIBAJT
https://streamable.com/qct6bt
97′ GOLI I MALÇIT
https://streamable.com/mbelvk