Në rulot për pushime, aktori i humorit në Dhërmi: Doja të beja diçka të pazakontë

schedule22:15 - 9 Korrik, 2020

schedule 22:15 - 9 Korrik, 2020

Të qëndrosh dhe të udhëtosh me rulot është bërë tashmë një trend.

Disa e provojnë këtë eksperiencë edhe për kursim ekonomik sepse kushton më pak se të qëndrosh në hotel ndërsa të tjerë sepse duan të bëhen njësh me natyrën.

Një ndër personazhet që e ka provuar këtë eksperiencë  dhe e ka kthyer në shtëpinë e tij të re është aktori i njohur Eglein Laknori.

Ai bashkë me bashkëshorten janë zhvendosur në Dhërmi me rulot, për të shijuar një verë krejtësisht ndryshe.

Por si po e përjeton aktori këtë eksperiencë?

Egi tregon se po kënaqet dhe ndodhet në Dhërmi prej dy javësh.

Edhe bashkëshortja e tij thotë se po ja kalojnë shumë mirë, ruloten e kanë arreduar sipas dëshirës dhe e kanë shtëpinë e dytë.

“Unë kam pushime të gjata në verë dhe menduam se çfarë mund të bënim diçka ndryshe. Menduam për ruloten dhe erdhëm në Dhërmi. Është mirë, njerëzit duhet të mësojnë edhe të jenë pak aktivë. Ne do donim që edhe kur të bëhemi me fëmijë t’ja mësojmë këto detaje. Me Anën kam një emërues të përbashkët, na pëlqen natyra dhe na pëlqen që gjatë pushimeve të kemi aktivitet dhe jo pasivitet”, thotë ai.

Si ka qenë periudha e karantinës, si e keni përjetuar?

“Ka qenë e vështirë patjetër sepse ishte diçka e pazakonte por ka qenë gallatë. Ne jetojmë me mamin e Egit dhe pjesa e kujdesit ka qenë maksimal. Unë punoja në zyrë dhe kthehesha shtëpi. Kur kthehesha në shtëpi vinte Egi te dera dhe sa vinte bëhej gati artileria e rëndë. Dezinfektone gjithçka, këpucë, rroba, por e morëm me sportivitet”, tregon bashkëshortja e Egit.

A ka qenë e vështirë në ato kushte të realizonit një spektakël humori shumë ndryshe?

“Kemi qenë të vetmit në fakt në atë periudhë dhe ka rezultuar e suksesshme, këtu në plazh takoj minimalisht 20 vetë që e kanë vlerësuar shumë këtë pjesë. Ne ishim një grup që punonim bashkë dhe shkonim në shtëpi bashkë”.

Në 1 shtator fillon “Klanifornia”, do ketë risi?

‘Me sa di unë nuk do ketë ndryshim’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!