Klubi andaluzian zyrtarizon akordin, Manuel Pellegrini rikthehet në Liga

schedule13:19 - 9 Korrik, 2020

schedule 13:19 - 9 Korrik, 2020

Manuel Pellegrini është rikthyer në La Liga. Trajneri nga Kili ka zgjedhur Betis për të vazhduar karrierën dhe klubi andaluzian ka zyrtarizuar akordin me të.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Betis prezanton 66-vjeçarin si timonierin e ri të ekipit dhe i uron mirëseardhjen. Pellegrini ka firmosur një kontratë deri në qershorin e vitit 2023.

Betis është skuadra e katërt iberike e trajnerit latin, i cili më parë ka drejtuar Villareal, Real Madrid dhe Malaga.

Eksperienca e tij është e madhe dhe tifozët shpresojnë që Pellegrini, i cili do të nisë punën pasi të mbyllet ky sezon, të ngrejë skuadrën në nivele të larta. /abcnews.al