Gjatë periudhës së pandemisë, bota po trajton simptomat shëndetësore dhe pasojat ekonomike të koronavirusit, por askush nuk po flet për shkaqet mjedisore. Si rezultat, një numër i konsiderueshëm sëmundjesh priten të transmetohen nga kafshët te njerëzit në vitet e ardhshme.
Edhe përpara shfaqjes së COVID-19, 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga sëmundjet zoonotike çdo vit, veçanërisht në vendet më të varfra. Sëmundjet zoonotike përfshijnë çdo sëmundje apo infeksion që transmetohet nga kafshët tek njerëzit. Aktualisht, ka shumë sëmundje zoonotike me potencial për pandemi. Disa nga sëmundjet që janë përhapur në këtë mënyrë përfshijnë Ebola, HIV, SARS dhe MERS, zika, dhe koronavirusi i ri.
Epidemiologia Delia Grace, autore kryesore e raporteve mbi Programin e Mjedisit nga Kombet e Bashkuara, deklaroi se ka patur shumë reagime ndaj Covid-19, por pjesa më me e madhe e këtyre reagimeve janë trajtuar në aspektin mjekësor dhe ekonomik, kur në fakt origjina e kësaj sëmundjeje është në mjedis, në sistemet e ushqimit dhe shëndetin e kafshëve. Është si të kesh një pacient të sëmurë dhe t’i trajtosh vetëm disa simptoma, pa pyetur për shkakun e tyre.
Shkenca është e qartë kur thotë se nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë jetën e egër dhe të shkatërrojmë ekosistemet tona, atëherë do të shohim një rrjedhë të qëndrueshme të këtyre sëmundjeve që kalojnë nga kafshët te njerëzit në vitet e ardhshme, thotë Inger Andersen, drejtori i Mjedisit në Kombet e Bashkuara.
Disa rekomandime për të parandaluar shpërthimet e ardhshme:
1.Kryerja e më shumë hulumtimeve për sëmundjet zoonotike
2.Ndërgjegjësimi për sëmundjet zoonotike
3.Përmirësimi i praktikave të monitorimit./abcnews.al