Rastet me Covid-19 në rritje, Australia fut në karantinë rreth 5 milion banorë

schedule16:29 - 8 Korrik, 2020

schedule 16:29 - 8 Korrik, 2020

Melburne në Australi është futur në një karantinë gjashtë javore pasi në vend po rriten rastet me koronavirus. Qyteti ka një popullsi prej gati pesë milion banorësh të cilët do të preken nga masa.

Nën fazën e re të izolimit, banorët e këtij qyteti do të lejohen që të dalin nga shtëpia vetëm për të blerë produkte ushqimore për përkujdesje apo edhe për të bërë ushtrime fizike apo për të shkuar në punë.

Policia dhe ushtria do të monitorojnë bllokimet e rrugëve për të ndaluar njerëzit të cilët nuk e kanë të nevojshme që të rrinë jashtë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Shtetit Victoria, Daniel Andrews postoi në faqen e tij të verifikuar në Facebook: “Unë e di se njerëzit do të ndjejnë shumë emocione të ndryshme sonte. Askush nuk dëshiron të jetë në këtë situatë. Por në mungesë të një vaksine, mënyra e vetme për të mposhtur këtë virus është ta privosh atë nga mundësia për t’u përhapur.”

Andrews po ashtu paralajmëroi në postim se “për çdo kufizim që ju shkelni dhe të gjitha këshillat shëndetësore që ju injoroni, pasojë mund të jetë ndoshta jeta e dikujt. Tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë që viktorianët të luajnë pjesën e tyre. Jetë njerëzish varen nga kjo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!