David De Gea është portieri më i mirë në botë në dekadën e fundit, sipas trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. Strategu norvegjez beson te portieri i tij, madje dhe ka guxuar dhe e ka ngritur në piedestal.
“David ka pasur disa sezone fantastike këtu. Viti i ardhshëm do të jetë i 10-ti i tij me Manchester United. Ai ka pasur një udhëtim të vështirë më herët, sepse futbolli në Angli është fizik.
Gjithsesi, për mua ka qenë portieri më i mirë në botë gjatë 9 ose 10 viteve të fundit. Vetëm nëse punoni me të, e kuptoni sa i etur është për të mësuar. Ai është ende duke punuar shumë”, u shpreh Solskjaer./abcnews.al