Një lajm i mirë vjen nga seriali i njohur ‘Friends’.
Mësohet se yjet e serialit ikonikë do të rikthehen pas shumë vitesh për një episod special, për platformën HBO Max.
Sipas një deklarate të bërë nga përfaqësues të HBO Max, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ata do të kenë të njëjta role, por të sjella në një variant ndryshe.
Gjithashtu, bëhet me dije se të 6-të aktorët do të paguhen minimalist $2.5 milionë për punën e tyre.Thuhet se një episod i veçantë do të publikohet nga fundit i verës, sepse produksioni nuk do të vendosë jetën e askujt në rrezik duke punuar. /abcnews.al