Një emigrant nga Kosova i infektuar, i cili ishte kthyer në vendin e tij të punës në Itali ka vijuar jetën normal, duke thyer karantinën. Mediat italiane bëjnë me dije se 55 vjeçari ishte kthyer nga Kosova për në Itali më datë 17 qershor dhe kishte vazhduar jetën e tij normalisht në distriktin e Asolos në Treviso, ndërkohë kishte frekuentuar edhe një nga pishinat e zonës.
Gjithashtu kishte organizuar edhe një ecje në mal bashkë me disa shok të tij. Ndërkohë ndër të tjera sipas mediave mësohet se gjendja e tij shëndetsore është përkeqësuar dhe pas përfundimit të analizave të martën nga institucionet shëndetësore italiane kishte rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Fatmirësisht të gjithë personat e tjerë që kanë qenë bashkë me të në pishinë kanë rezultuar negativ, ndërkohë autoritetet italiane kanë urdhëruar që të vetë karantinohen për 14 ditë të gjithë të afërmit e tij që kishin qenë bashkë për ecje në mal e që kishin drekuar së bashku.
Gjithashtu një tjetër rast ky një tjetër emigrant nga Kosova që ishte kthyer në Itali po në të njëjtën datë, ishte shndërruar në burim infeksioni në rrethinën e Predazzo-s në Trento. Ai nuk kishte lajmëruar autoritetet italiane pasi ishte kthyer, dhe si rezultat ka infektuar edhe 7 persona të tjerë./abcnews.al


