Milani i sezonit të ardhshëm pritet të jetë krejt ndryshe nën drejtimin e Ralf Rangnick. Trajneri gjerman pritet të sjellë me vete filozofinë e tij për lojën, ku në qëndër do të jenë lojtarët e rinj. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, kuqezinjtë po përgatiten për një revolucion në verë, ku Rangnick ka shprehur dëshirat e tij të para.
Trajneri i ardhshëm i “Djallit” ka kërkuar nga drejtuesit blerjen përfundimtare të Ante Rebic, Kroati po shkëlqen në pjesën e dytë të sezonit dhe në shumë ndeshje ka qenë deçiziv për Milanin. Rangnick ka piketuar dhe partnerin e tij në sulm dhe sipas “Sky Italia” i përzgjedhuri është Dusan Vlahovic.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Fiorentinës, i cili konsiderohet si një nga sulmuesit me më prespektivë në Seria A. Serbi sapo ka rinovuar kontratën e tij me klubin violë dhe është i lumtur në Firence, por kuqezinjtë do të provojnë gjithçka. Vlahovic numëron 24 ndeshje në Seria në këtë sezon, ku e ka gjetur gjashtë herë rrugën e rrjetës. /abcnews.al