Theu “arrestin e shtëpisë”, arrestohet Gjergji Cukali

schedule09:40 - 13 Prill, 2018

schedule 09:40 - 13 Prill, 2018

Policia e Tiranës arrestoi autorin e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali. Bëhet fjalë për Gjergj Cukalin, i dënuar më parë për një sërë veprash penale.

Mbi të arrestuarin rëndon akuza: “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

Duket se policia ka arritur në gjurmët e Gjergj Cukalit pas arrestimit më 1 Maj të Arben Xhetanit, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendi i ngjarjes. Xhetani dyshohet të ketë siguruar automjetin Mercedes-Benc, që u përdor nga atentatorët e Bilalit ne ekzekutimin e tij.

I njëjti automjet u gjet pas krimit i braktisur në Mjull Bathore, afër rrethrrotullimit të Saukut. Grupi hetimor dyshon se ish- polici Arben Bilali u ekzekutua për shkak te hasmërisë që anëtarët e familjes së tij kishin me një tjerë familje në zonën e Selitës në Tiranë.

40-vjecari Gjergj Cukali, i njohur edhe si i forti i “Myslym Shyrit” u arrestua për herë të fundit vitin e kaluar, pasi shkeli masën “Arrest Shtëpie” të vendosur pas shkatërrimit të bandës së drogës që drejtonte në kryeqytet, dhe më pas u la i lirë./ABC News Albania 24/7