Ish ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku ka rezultuar pozitivë me koronavirus.
Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është testuar edhe bashkëshortja e tij e cila është identifikuar me Covid 19.
“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Abdixhiku./abcnews.al


