Igli Tare punon prej vitit 2008 si drejtor sporti i Lazios, klub në të cilin ka kryer një punë fantastike. Vlonjati i klubit të Serie A, dikur futbollist dhe tani si drejtues, ka folur për Lazio Style 1900 rreth futbollit, pasionit të tij të madh, dhe sekretit të sukseseve me bardhekaltrit.
“Kam qenë gjithmonë i bindur që do të vazhdoja të isha pjesë e botës së futbollit edhe pasi të tërhiqesha si futbollist, por nuk e kisha të qartë nëse do të vijoja si drejtues apo si trajner. Jeta ime do të mbetej e lidhur me futbollin.
Ky sport ka qenë një pikë referimi për mua dhe, kur isha lojtar, e mendoja ndryshe nga të tjerët. Kisha interes për atë që ndodhte jashtë fushave, më intrigonte mënyra se si menaxhohej një klub dhe diçka e tillë më ka ndihmuar shumë në karrierë.
Kur nisa rrugën e drejtuesit, mendoja se doja të promovoja veten. Kisha një eksperiencë të rëndësishme dhe i premtova vetes se nëse do të punojë si drejtues sportiv, do të vijoja të mendoja si një futbollit aktiv. Kjo më ka ndihmuar shumë, sidomos në momentet e vështira“, thekson Tare. /abcnews.al