“Sot humbëm një betejë”, Manastirliu dhe Veliu nga Durrësi: Zero tolerancë, vijojnë inspektimet

schedule17:02 - 6 Korrik, 2020

schedule 17:02 - 6 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në inspektimin e radhës janë ndalur në Durrës.

Nga Durrësi i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të koronavirusi. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se pavarësisht se është bërë një punë e konsiderueshme, situata ende mbetet serioze.

Ministrja rikujtoi edhe “betejën” e humbur të mjekut në Qendrën Shëndetësore në Pukë, i cili ndërroi jetë ditë e sotme nga COVID-19,  duke shtuar se ndodhemi në luftë të përditshme dhe se qytetarët duhet të tregohen të përgjegjshëm.

Gjithashtu Manastirliu theksoi se do të dyfishohen grupet në terren për inspektimin në zonat turistike, ndërsa theksoi se do të ketë zero tolerancë për shkelësit e ligjit!

“Gjatë gjithë kësaj periudhë është bërë një punë e madhe, por ende e pamjaftueshme. Situata mbetet serioze. Sot kemi humbur një betejë pasi mjeku i Qendrës Shëndetësore në Pukë humbi betejën me koronavirusin. Ne nuk mundësi të humbin askënd, në luftën e përditshme me këtë virus.

Duhet të tregojmë se dimë t’i përdorim armët në këtë luftë. Strategjia është e qartë, komponenti kyç mbetet rritja e kapaciteteve. Po vijojmë me testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve. Ndërgjegjësimin e  qytetarëve. Shohim që ka shumë raste që protokollet nuk zbatohen. Kemi përgjegjësinë qytetare dhe mesazhi ynë duhet të shkojë tek të gjithë”, tha Manastirliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu theksoi se qytetarët apo bizneset që nuk respektojnë protokollet do të përballen me ndëshkimet, ndërsa i  bën thirrje të gjithë shqiptarëve të respektojnë protokollet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!