Ish-deputeti Selami shkon në gjykatë, në 16 prill seanca e parë për Roshin

schedule13:33 - 12 Prill, 2018

schedule 13:33 - 12 Prill, 2018

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami ishte të enjten për herë të parë në Gjykatën e Tiranës për çështjen penale të nisur ndaj tij. Ai dyshohet për “falsifikim të dokumenteve”, pasi nuk ka pasqyruar në formularët e dekriminalizimit arrestimin e tij në Itali në vitin 2006. Gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Selamit për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka regjistruar dosjen penale në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, të akuzuar po për “falsifikim dokumentesh”. Sipas prokurorisë Roshi nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në të shkuarën, arrestime, ndalimeve, dëbimeve apo masave të sigurisë në Itali, Zvicër e Gjermani. Seanca e parë ndaj tij pritet të zhvillohet në 16 prill. /abcnews.al