Silvio Junior shënoi një gol me vlerën e tre pikëve një ditë më parë dhe Vllaznia mori tre pikët. Braziliani, i rikthyer në fund të merkatos së janarit, spikati vjet në Kategorinë e Parë dhe tashmë po mundohet t’i ndihmojë shkodranët për të qëndruar në Superiore.
Gjatë kësaj periudhe ai ka pasur edhe një problem familjar, pasi babai i tij në Brazil kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjithsesi tani gjendja e tij është e mirë dhe e ka kaluar gjithçka, çka konfirmohet edhe nga vetë Silvio.
“Ndihem mirë sepse na duhej kjo fitore”, thotë fillimisht për “Panorama Sport” braziliani i Vllaznisë. Më tej ai shton: “Golin ia dedikoj babait, që ka dalë nga spitali në Brazil. Ai e ka kaluar me sukses koronavirusin. Kjo është një arsye më shumë që unë të jap më të mirën për Vllazninë”. /abcnews.al