Nuk ka vonuar as reagimi i mazhorancës. Taulant Balla ka përsëritur se është e dukshme që opozita po përpiqet të bllokojë integrimin e vendit. Reforma në drejtësi po ecën me sukses dhe Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave ka thënë ai.
”Nuk ka asnjë dyshim që seanca e fundit e kuvendit që paraprin 17 prillin, ditën kur KE do të sugjerojë hapjen e negociatave do ta gjente lulin dhe moniken në të njëjtën situatë dhe dhuna e këtyre deputetëve është kundër hapjes së negociatave, kundër gjyqtarëve të korruptuar dhe kundër reformës në drejtësi”./abcnews.al