Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Përmet gjatë 24 orëve të fundit. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se është mbyllur sporteli i pagesave të OSSHE pasi ka rezultuar pozitive arkëtarja.
Ndërkohë, rasti i dytë është shënuar në fshatin Kosinë, kontakt i rasteve të mëparshme.
Javët e fundit situata nga koronavirusi në vend vijon të jetë e rënduar. Gjatë ditës së sotme ministria e Shëndetësisë raportoi se mjeku Hysni Shkjau ndërroi jetë te Infektivi, duke shënuar viktimën e dytë në radhët e bluzave të bardha. /abcnews.al

