Është mbyllur pjesa e parë mes Interit dhe Bolognas, me zikaltërit e Antonio Contes që udhëheqin me rezultatin 1-0. Një gol nga Lukaku në minutën e 22-të bëri diferencën në fraksionin e parë të lojës.
Gjithçka nis nga këmbët e Candrevas, me anësorin e djathtë që jep një pasim të bukur të gjatë në krahun tjetër. Atje, Ashley Young e kontrollon sferën dhe kroson menjëherë me të majtën.
Fillimisht, topi goditet nga Lautaro Martinez, me sferën që ndalet në shtyllë. Më pas, topi i rikthehet me fat Lukakut, i cili me portën thuajse të boshatisur shënon golin e tij të 20-të në Serie A./abcnews.al