Kukësi po përgatitet për ndeshjen e nesërme kundër Tiranës dhe objektivi janë tre pikët. Sigurisht titulli kampion është i paarritshëm, edhe pse matematikisht gara nuk është mbyllur. Kur kanë mbetur 5 ndeshje, rikuperimi i diferencës prej 9 pikësh është shumë i vështirë.
Trajneri Orges Shehi duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin Erhun Obanor, i dëmtuar, ndërkohë që rikthehet nga pezullimi Edis Maliki. Lojtari i krahut të djathtë është mjaft i rëndësishëm për Kukësin dhe ky është një lajm i mirë.
Gjithashtu ka zhvillime pozitive edhe për Godberg Cooper, sulmuesin e dëmtuar në ndeshjen kundër Teutës në kupë. Shehi duhet të vendosë për lojtarin që do të zëvendësojë Shkurtajn dhe mundësia tjetër është zhvendosja e Abazajt në majë të sulmit. /abcnews.al