Manchester United ka shënuar edhe golin e tretë kundër Bournemouth dhe e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (3-1).
Autori është Anthony Martial, i cili gjeti golin e 15-të në Premier League për këtë sezon. Sulmuesi francez veproi bukur në krahun e majtë dhe lëshoi një goditje fantastike drejt portës së miqve.
Topi në rrjetë dhe United në festë. Fitorja e sotme i ngjit “Djajtë e Kuq” përkohësisht në vend të katërt me 55 pikë, një më shumë se Chelsea që luan në orën 21:00 kundër Watford. /abcnews.al