Tashme kemi hyrë zyrtarisht sezonin veror.
Në bregdetin e jugut shihen qytetarë të shumtë jo vetëm nga vendi por edhe nga Kosova.
Siç raporton gazetarja Silvi Sulaj për abcnews.al ne lidhje me kujdesin që duhet treguar ndaj Covid-19, shihet një neglizhentë e qytetarëve, dhe duket sikur është lënë në harresë fakti që jemi në një periudhë pandemie, kjo edhe nga ana e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në bregdetin e Ksamilit.
Në restorante, hotele dhe shezlongë qytetarët shihen pa asnjë mjet mbrojtës, dhe pa ruajtur distancën, ndërsa edhe nga ana e autoriteteve në këtë zonë mungon kontrolli ndaj subjekteve përhapja e epidemisë.
Fluksi i pushuesve vazhdon të jetë në rritje që prej 3 javëve të fundit./abcnews.al