Arrestohet Hushpuppi, ylli i Instagramit që tentoi vjedhjen e milionave të klubit anglez

schedule09:57 - 4 Korrik, 2020

schedule 09:57 - 4 Korrik, 2020

Një person, i cili numëron mbi 2.5 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, duke treguar stilin e jetesës si i pasur është akuzuar për mashtrim dhe vjedhje parash. Ramon Abbas, i njohur nga ndjekësit e tij në mediat sociale si “Ray Hushpuppi”, u arrestua në Dubai muajin e kaluar pas një hetimi disa mujor të bërë nga FBI. Ai është akuzuar për një mashtrim, i cili kishte si qëllim një klub të Premier League.

Në një video të postuar nga policia e Dubai, oficerët që morën pjesë në atë që u quajt “Operation Fox Hunt 2”, shihen duke thyer dyert e shtëpisë së Hushpuppi ndërsa ai flinte. Gjithashtu janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, të dyshuar për një seri sulmesh kibernetike të koordinuara. Hetuesit thonë se ata ishin në gjendje të gjurmonin lëvizjet e tij duke vëzhguar postimet në Instagram.

Hushpuppi dyshohet se ka operuar me emaile biznesi ose skema BEC, duke hakuar email-et e korporatave dhe duke mashtruar stafin për të kryer transfertat e parave. Ai është akuzuar gjithashtu në komplotin e pastrimit të miliona dollarëve të vjedhura.

Abbas dhe disa persona të tjerë akuzohen gjithashtu se kanë ndërhyrë në të dhëna kompjuterike, duke u përpjekur për të vjedhur 100 milion nga një klub anglez, sipas njoftimit të departamentit të policisë. Klubi i Premier League nuk ka bërë asnjë ankesë penale.

Në një deklaratë, Prokurori amerikan Nick Hanna tha: “Skemat BEC janë një nga krimet kibernetike më të vështira që hasim, pasi ato zakonisht përfshijnë një grup të koordinuar të shpërndarë në të gjithë botën, të cilët kanë përvojë me hackimin e kompjuterave dhe shfrytëzimin e sistemit financiar ndërkombëtar”. Nëse shpallet fajtor, Hushpuppi do të dënohet me 20 vite në një burg federal amerikan./abcnews.al