84 operatorë të huaj në Tiranë për të blerë paketa pushimesh në Shqipëri

schedule14:23 - 11 Prill, 2018

schedule 14:23 - 11 Prill, 2018

Operatorë turistikë nga 46 vende të botës janë takuar për dy ditë në Tiranë me homologët e tyre shqiptarë për të blerë paketa turistike në vendin tonë. Ministri i Turizmit Blendi Klosi e lexon këtë interes të shtuar për Shqipërinë si një shenjë se këtë vit do ketë një bum të zhvillimit turistik.

84 tur operatorë nga 46 vende të botës janë mbledhur në në një takim dy ditor në Tiranë për të  blerë paketa turistike nga homologët e tyre shqiptarë. I pranishëm në këtë ndërveprim konkret që vjen për herë të parë në këto përmasa, ministri i Turizmit e Mjedisit Blendi Klosi tha se ky interes i biznesit ndërkombëtar do sjellë një bum zhvillimesh turistike këtë vit

Klosi: “Viti 2018 në Shqipëri do të jetë si asnjëherë tjetër me një bum shumë të madh zhvillimesh turistike dhe ofrimit të turizmit dhe po ashtu kuptoj nga gjithë biznesi lokal dhe ai ndërkombëtar interesin shumë të madh për të krijuar struktura të reja turistike në Shqipëri, të cilat për momentin janë problemi ynë më i madh”.

Për Ministrin e Turizmit, interesi për Shqipërinë si pjesë e ofertës së përbashkët turistike e rajonit, do sjellë diversifikim të ofertave pasi vendi ynë ka potencial edhe për stinët e tjera të vitit.

Klosi: “Ne ndihemi shumë mirë që tashmë nga shumë vende të botës ka një interes shumë herë më të madh për burimet e pashtershme turistike që Shqipëria ka. Do të doja shumë që ky vit të vazhdojë me politika që nuk shkojnë më vetëm brenda vitit kalendarik dhe sezonit turistik, por do të shkojnë në kontrata afatgjatanë kontrata të dekadës së re turistike të vendit tonë”.

Këtij synimi i shërben edhe strategjia e re e ministrisë së turizmit që është promovim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!