Roma mrekullon Europën

schedule13:39 - 11 Prill, 2018

schedule 13:39 - 11 Prill, 2018

Tifozët e Romës jane të lumtur për suksesin e madh të ekipit të tyre. Festa e tyre ishte si në kohën e Françesko Totit, apo si në vitet e lavdishme 80-të

Kthimi në shtëpi ishte triumfal. Autobusi me futbollistët e Romës u shoqërua nga mijëra tifozë në rrugën nga stadiumi në Qendrën Stërvitore në Trigoria.

Atmosfera ishte plotësisht e kuptueshme, pasi sapo ishte realizuar një mrekulli, ishte mposhtur Barcelonën.Edhe festa në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit ishte po ashtu e ligjshme, me njerëzit që nuk kishin asnjë dëshirë të ktheheshin nëpër shtëpi, pavarësisht se ora shkonte përtej mesnatës.

Nëpër makina, me bori e flamurë, duke ecur në grupe, apo duke brohoritur nëpër shkallare, publiku roman ishte krejtësisht në të drejtën e tij.

Një mbrëmje si ato dikur. Pikë për pikë si suksesi 3-0 arritur po ndaj Barcelonës në të njëjtin stadium, veçse në fazën e grupeve të Championsit, pra jo me lavdinë e tanishme.

Si në vitet kur eleminohej Reali i madh i Madridit, ai i galaktikëve Zidan, Bekam, Figo, Ronaldo, Kasijas e Raul.

Gjithsesi, kujtesa shkon më prapa, në vitin 1984, kur Roma e Bruno Kontit, Gracianit, Falkaos e Di Bartolomeut arrinte finalen e Kupës së Kampionëve në stadiumin “Olimpiko”, dhe e humbiste vetëm përballë Liverpulit të portierit Grobelar.

Edhe media europiane ishte në këmbët e italianëve. “La Gazeta delo Sport” titullon: Perandorakë! Një Romë e madhe përmbys Barcelonën!

“Il Korriere delo Sport”: Roma në mit! Përmbysje legjendare ndaj Barcelonës dhe Madhërisë së tij, Lionel Mesi!

Nga Franca, “L’Ekip” bën lojë fjalësh: “Romantada”, duke kombinuar emrin e Romës me fjalën përmbysje në spanjisht që do të thotë “remuntada”.

Në Spanjë, gazeta “Marka” përmbledh disfatën e Barcelonës dhe të trajnerit katalanas, Guardiola: Dështim total në Europë!

Gazeta “AS”: Katastrofë e katalanasve! Roma ishte më e mirë sesa Barça në çdo drejtim!

Nga Barcelona, “El Mundo Deportivo” është lakonike: Rënia e Romës!

Gazeta “Sport” po në Barcelonë: Katastrofë pa asnjë justifikim!

Festa ishte që më parë në dhomën e zhveshjes, kur legjenda Françesko Toti shkoi të takonte lojtarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!