Sa vlerë ka sot të studiosh për mjekësi? Doktorët e së ardhmes flasin për sistemin shëndetësor në Shqipëri

schedule09:34 - 3 Korrik, 2020

schedule 09:34 - 3 Korrik, 2020

Mëngjesin e sotëm në emisionin “ABC -ja e mëngjesit” ka startuar rubrika më e re “Abc-ja e Shëndetit”, ku në qendër të diskutimit kanë qenë mjekët e së ardhmes.

Të ftuar në studio ishin Anja Priftaj, Henri Olldashi, Mateo Shehu, tre gjimnazistë, të cilët kanë vendosur të ndjekin studimet për mjekësi. Ata kanë folur rreth dëshirës së tyre për t’u bërë mjekë, sistemin shëndetësor dhe vlerës që ka për të qenë doktorë në Shqipëri.

“Është një sistem shëndetësor në përmirësim. Nuk po bëj politikanin. Kanë nevojë për shumë përmirësim. Besoj që çdo person duhet të jetë i barabartë përpara sistemit shëndetësor në Shqipëri. Jam pro studimit jashtë dhe të japim kontributin tonë në Shqipëri”, tha Henri.

“Është një opsion për t’u shkolluar këtu, por specializimi mendoj duhet bërë jashtë se ka më shumë eksperienca’, u shpreh Anja.

Nga ana tjetër në një lidhje direkte me Skype, ishin dy nga prindërit e të rinjve, të cilët janë mjekë në profesion. Ata nuk kanë nguruar të japin këshillat e tyre, duke i nxjerrë në pah se fusha e mjekësisë është e vështirë.

“Nisur nga kjo ajo që bisedojmë shpesh me Mateon është që të moshyjë në këtë rrugë se është e vështirë. Por nga tjetër nuk është se nuk ja rekomandoj. Unë i them atij se çelsi i suksesit është punë, punë dhe vetëm punë. Pasi mjekësia është një mision. Unë i uroj sukese në rrugën që të marrin”, tha Dr. Ilirjana Zekja

“Çdo prind dëshiron ta shikojë fëmijën në mënyrë të sukseshme. Unë doja që një ditë Henri mos të njihet si djali i Fatosit, po unë si babai i tij. Unë jam i bindur që ata do t’ia dalin mee punë dhe vullnet ia dalin. Mua prandaj më pëlqen sistemi amerikan, pasi pas katër vjetësh ia del, po megjithatë të rinjë e sotëm kanë informacion, edhe Henri ka lexuar, prandaj unë jam i bindur që do ia dalin”, u shpreh Dr. Fatos Olldashi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!