Drejtuesi i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shprehur të enjten se në shumë shtete të vendit pritet rritje e numrit të infektuarve me koronavirus.
Sipas Anthony Fauci-t një valë akoma më e madhe pritet që të vijë, nëse situata nuk nuk mbahet nën kontroll.
“Ajo që ne kemi parë në ditët e fundit është një rritje e rasteve që janë përtej rritjeve më të mëdha që ne kemi parë,” u shpreh Fauci për Radio 4 të BBC.
“Këto nuk janë lajme të mira. Ne duhet që ta vendosim nën kontroll ose rrezikojmë që të përballemi me një epidemi akoma më të madhe në SHBA,” shtoi Fauci.
Parashikimi i frikshëm i Fauci-t vjen në një kohë kur numri i rasteve ditore në SHBA arriti një rekord prej 50,000 personash të mërkurën, sipas Universitetit Johns Hopkins. Po ashtu, në SHBA numërohen më shumë se 131,485 viktima Covid-19. /abcnews.al/