Tottenham pati një shans të mirë për t’iu afruar vendit të katërt pas humbjes së djeshme të Chelsea, por djemtë e Jose Mourinhos u turpëruan në fushën e Sheffield United. Vendasit fituan 3-1, parakaluna rivalët e sotëm dhe renditen në vend të shtatë.
Berge, Mousset dhe McBurnie ishin autorët e golave për Sheffield, që tani ëndërron kualifikimin në Europa League. I pavlerë goli i Harry Kane në minutën e fundit, teksa Tottenham ka arritur vetëm një fitore në 9 ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet.
Skuadra e Mourinhos ndodhet në krizë dhe renditet në vendin e nëntë me 45 pikë, shumë larg pritshmërive të klubit, vetë trajnerit dhe tifozëve londinezë. /abcnews.al
??? W for @SheffieldUnited ⚔️#SHUTOT pic.twitter.com/qENMn561l9
— Premier League (@premierleague) July 2, 2020

