Emocione në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes West Ham-Chelsea. Vendasit gjetën golin në minutën e 34-t me anë të çekut Souçek, por VAR-i ndërhyri dhe e anuloi golin.
https://streamable.com/unqys4
“Blutë e Londrës” reaguan dhe ia dolën të kalonin në avantazh. Skuadra e Lampard fitoi një penallti dhe braziliani Willian nuk gaboi në minutën e 42-të.
Një gol shumë i rëndësishëm për miqtë, por festa e tyre zgjati shumë pak. “Çekiçët” gjetën forca dhe barazuan ndeshjen në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Sërish Soucek gjeti golin dhe tani VAR-i nuk mund të bënte asgjë. Mesfushori kërceu lart, shfrytëzoi daljen e gabuar të Kepa Arrizabalaga dhe topi përfundoi në rrjetë. /abcnews.al