Qepenat e mbyllur në disa rrugë të Tiranës

schedule14:15 - 10 Prill, 2018

schedule 14:15 - 10 Prill, 2018

Protesta një orëshe kundër pragut të TVSH-së që hyri në fuqi në një prill është shtrirë edhe në Tiranë. Abc news sjell një vëzhgim në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Janë kundër uljes së pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, që ka hyrë në fuqi që nga data 1 prill.

Jo të gjthë por një pjesë e biznesit të vogël në një prej tregjeve që ka më shumë lëvizje në kryeqytet, i njohur si tregu cam, ka mbyllur qepenat duke iu bashkuar protestës një orëshe që u zhvillua në të gjithë vendin. Ata thonë se fuqia blerëse ka rënë dhe se fitimet e tyre janë minimale.

Vendosjen e TVSH-së e shohin si rrugën drejt falimentimit. Disa po e disa jo janë bizneset që kanë vendosën të mbyllin dyqanet e tyre edhe në rrugën e Durrësit. Efekt

E njëjtë është situata edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit, kryesore dhe dytësore. Më të bindur për kyçjen e bizneseve të tyre janë tregtarët në tregun elektrik “Ali Demi” në Tiranë.

Në mbështetje të tyre ishin edhe përfaqësuesit e opozitës të cilët u shpërndanë në të gjithë kryeqytetin për të ndjekur ecurinë e protestës një orëshe të biznesit të vogël. /abcnews.al