Në Durrës asnjë masë për të pritur pushuesit e parë në bregdet

schedule13:14 - 10 Prill, 2018

schedule 13:14 - 10 Prill, 2018

Edhe  pse kanë ardhur pushuesit e parë Durrësi nuk është akoma gati. Bregdeti është i ndotur dhe bashkia duket se nuk mund të menaxhojë një vijë bregdetare prej afro 62 km.

Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhin më te madh të vendit. Por ajo çka gjejnë mbetet larg pritshmërive të tyre.

Mungesa e investimeve në plotësimin e infrastrukturës së nevojshme turistike, po ndjehet në bregdetin e Durrësit.

Brezi i rërës i papastruar nga leshterikë dhe mbeturina urbane të hedhura kudo. Infrastruktura turistike mungon.

Puna nga instuticionet duhet të kishte nisur dite më parë, por në terren askush nuk duket. Të vetmit që punojnë mbeten privatët, aktiviteti i të cilëve shtrihet në këtë zonë.

Që të vijë një i huaj ta shohë kështu do ikë dhe sdo vijë më”.

“Gjendja shifet vetë, s’ka nevojë për llafe”

“Edhe kushtet ekonomike…. do ta rrallojmë”

Me ndarjen e re territoriale te realizuar tre vite më parë, qyteti i Durrësit ka në dispozicion një vijë bregdetare prej afro 62 km.

Një pasuri e plotë, që siç duket Bashkia mbetet e paaftë për ta menaxhuar me kujdes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!