Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi këtë të mërkurë se Beogradi është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe nuk do të lejojë që dikush t’i urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja.
“Ka mbetur pak kohë, por duhet të jemi të përkushtuar partisë dhe të durueshëm” është shprehur Vuçiç.
Sipas mediave serbe Vuçiç pyetjes nëse do të mbahet samiti i Parisit, është përgjigjur “një ditë do të mbahet”, ndërsa pyetjes tjetër nëse kjo do të ndodhë gjatë korrikut, ka thënë “shpresoj”.
Ndër të tjera në deklaratën e tij presidenti serb ka vlerësuar se problem për dialogun është fakti se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se Beogradi nuk negocion me Prishtinën, meqë Perëndimi negocion për Prishtinën./abcnews.al