Bizneset në rrethe ulin qepenat kundër TVSH-së

schedule11:49 - 10 Prill, 2018

schedule 11:49 - 10 Prill, 2018

Thirrjes së opozitës për mbylljen e qepenave një orën 11:00-12:00 të paradites së sotme për të kundërshtuar skemën e futjes së TVSH në biznesin e vogël i janë bashkuar edhe bizneset nga qytete të tjera të vendit.

Jo në të gjitha qytet, tregtarët kanë ulur qepenat e njësive të tyre tregtare. Në Korçë, Shkodër, Fier e Berat bizneset e vogla protestuan kundër përfshirjes në skemën e TVSH. Por ndryshe ishte situata në disa qytete të tjera. Në Vlorë, Gjirokastër, Lezhë e Lushnjë tregtarët kanë thënë se nuk kanë patur informacion për një protestë të tillë dhe kanë vazhduar të punojnë.

Si herën e parë, bizneset e vogla janë bashkuar në Korçë, kundër përfshirjes në skemën e TVSH. Bizneset në atë që njohet si tregu maqedonas, ulën qepenat e dyqaneve pa shkuar ora 11.00.

Edhe në Shkodër, në tregun e Zdrales, 200 tregtarë mbyllen qepenat.

E njëjta situate ka qenë  edhe në qytetin e Fierit dhe të Beratit.

Por ndryshe ishte situata në disa qytete të tjera.

Në Vlorë, Gjirokastër, Lezhë e Lushnjë, tregtarët kanë thënë se nuk kanë patur informacion për një protestë të tillë dhe kanë vazhduar të punojnë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!