“Testo-Gjurmo-Trajto”, mjeku i njohur: Çfarë bën Serbia për Covid-19? Një shembull nga fqinjët

schedule14:30 - 1 Korrik, 2020

schedule 14:30 - 1 Korrik, 2020

Erion Dasho mjek, ekspert i Shëndetit Publik është gjithmonë aktiv në rrjetet sociale, por edhe në studio të ndryshme televizive, për të diskutuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Në një postim të fundit mjeku Dasho, shkruan se pavarësisht se mënyra për gjurmimin e rasteve pozitive me koronavirus, ka ndryshuar nga deviza Test-Test-Test, në Testo-Gjurmo-Trajto, përsëri testimi është baza e përgjigjes, dhe e dhëna më e besueshme, pa të cilën është vështirë të ndërtosh një përgjigje efektive ndaj Covid-19.

Dasho thekson se jo vetëm Gjermania ka ndjekur strategjinë e testimit në masë, por edhe Serbia, një vend i ngjashëm me ne, i cili teston sot disa herë më shumë se Shqipëria.

Postimi:

“NJË SHEMBULL NGA FQINJËT

Pavarësisht se 3 “T-të” e devizës Test-Test-Test kanë ndryshuar dhe ajo tashmë është transformuar në Test-Track-Treat (testo-gjurmo-trajto), testimi mbetet baza e përgjigjes. Kjo sepse, pa të dhëna të besueshme, është e vështirë të ndërtosh një përgjigje efektive ndaj COVID-19.

Që në fillimet e epidemisë, Serbia ngriti një rrjet laboratorësh që për nga balanca midis kostos dhe cilësisë përfaqësonte zgjedhjen më të mirë të mundshme në treg.

Sot Serbia teston 5-6 herë më tepër se Shqipëria dhe kurba e epidemisë në këtë vend i lejon politikëbërësve të marrin masa të bazuara mbi evidenca dhe, po ashtu, të shohin efektin e masave të marrin.

Shembujt e mirë nuk janë vetëm në Gjermani, ato gjenden edhe në vendet e ngjashme me ne. Rëndësi ka t’i evidentojmë dhe t’ua përshtatim kushteve të Shqipërisë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!