Kryetari i Partisë Agraro-Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në Mbrëmje në ABC News ka folur rreth situatës së krijuar për shkak të protestës për Rrugën e Kombit.
Sipas Dukës, qeveria ka pasur gabim sepse duhet të konsultohej me qytetarët e zonës.
“Mendoj që kanë gabim që në fillim sepse duhet të konsultoheshin me grupin e interesit, qytetarët e zonës”, tha Duka.
Më tej, ai shtoi se ka dy arsye se pse nuk duhet vënë taksë për Rrugën e Kombit.
“Unë gjykoj dy gjëra që nuk duhet të vësh taksë. E para se është një rrugë specifike, është e të gjithë shqiptarëve dhe e dyta nuk mund të vesh taksë sepse nuk është e mbaruar si autostradë”, tha kryetari i PAA-së./abcnews.al