Dasho në ABC News: Autobusi pa maska prodhon rrezikshmëri

schedule13:21 - 30 Qershor, 2020

schedule 13:21 - 30 Qershor, 2020

Mjeku Erion Dasho në studion e “ABC News” foli për rrezikshmërinë e koronavirusit gjatë lëvizjes me autobus.

Ai  u shpreh se autobusi pa maska prodhon rrezikshmëri. Gjatë intervistës mjeku theksoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, por gjithashtu ai shtoi se problemi qëndron tek vendet të cilat kanë rrezikshmëri më të lartë.

Për mjekun tashmë ka ardhur momenti që Komiteti Teknik të mos mbetet në teori, por t’i komunikojë publikut një plan strategjik.

“Autobusi pa maska prodhon rrezikshmëri, është një vend problematik, shto edhe kohën në doganë. Transmetimi komunitar në plazhe, restorant të hapur, është përgjegjës për 20%. Të mos merremi me 20% por me problemin kryesor. Ne nuk e kemi problemin te personat të  blejmë ne supermarket pa maskë. Problemin e kemi te spitali, fasonet, call-center apo administrata publike, por kjo nuk do të thotë që publiku nuk duhet të marrë masa.

Lexo edhe: “Grupet me të rrezikuara”, Dasho: E patolerueshme transmetimi spitalor i COVID-19

Problemi mbetet në të gjitha ato vende ku ka përqendrim të lartë të virusit. E theksoj që edhe në supermarket ku hyn blen i moshuari edhe i riu të dy duhet të jenë me maskë, sepse nëse i riu është i sëmurë infekton të moshuarit. Të bëhemi strategjik dhe të komunikojmë më publikun në mënyrë praktike.

Larja e duarve po arrin një pikë tani që po zhvlerësohet. Të gjitha vendet e fituan me strategji, ndërsa në i komunikojmë akoma publikut mbaj maska apo ruaj distancimin”, sqaroi Dasho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!