ISHP ka konfirmuar 69 sot raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 371 testime.
Ndërkohë mësohet se kanë ndërruar jetë tre persona.
Të vdekurit janë një 44 vjeçare nga Durrësi si edhe dy persona nga Tirana, njëri 79 vjeç dhe tjetri 85 vjeç.
Me të vdekurit e sotëm, numri total i viktimave nga koronavirusi në vend shkon në 62.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.
Në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.
Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1 459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1 014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Shtimi i rasteve pozitive ka bërë që ISHP të kërkojë nga qytetarët më shumë kujdes në masat mbrojtëse duke vendosur maskat në vende të mbyllura.
Ditët e fundit janë karakterizuar nga një numër i madh të infektuarish si edhe të vdekurish duke shënuar kështu një bilanc të rëndë krahasuar me periudhën mars-prill kur ishim në karantinë.
STATISTIKA
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër 156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6. /abcnews.al