E frikshme/ Makina e policisë “merr me vete” 12 protestues në SHBA

schedule22:38 - 29 Qershor, 2020

schedule 22:38 - 29 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndpdhur në SHBA ku një makinë policie është futur në mes të turmës së njerëzve dhe ka marrë para protestuesit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Detroit, ku më pas polici rriti shpejtësinë duke tentuar të “rrëzojë” demonstruesit që u munduan të hipin mbi mjet.

Sipas dëshmitarëve, vetura ka goditur 12 protestues ku shumë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Polici që ishte brenda veturës po tentonte të kalonte kur demonstruesit ia bllokuan rrugën, në një moment ata u bën agresiv dhe ai u detyrua ta rrit shpejtësinë, duke i “marrë me vete” disa prej tyre.

Deri më tani nuk dihet identiteti i policit që ishte brenda veturës, apo emrat e demonstruesve që kanë pësuar lëndime trupore nga ky veprim.

Kujtojmë që demonstratat e dhunshme kanë shpërthyer në mbarë SHBA-të që nga vdekja e afro-amerikanit George Floyd, derisa policët po tentonin ta arrestonin dhe njëri prej tyre i mbajti gjurin në qafë për mbi 7 minuta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!